KQZ-ja, mbi gjysmë milioni euro për kamerat në vendvotime
Aktuale
November 05, 2024 - 14:29
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjeve, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Së fundmi ky institucion për të evidentuar çdo parregullsi ka kontraktuar kompaninë, e cila do të vendosë kamera në të gjitha vendvotimet.
Sipas njoftimit për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime, KQZ-ja e ka shpërblyer me një kontratë kompaninë “Besa Security”, me vlerë të kontratës mbi 699 mijë euro. Sipas njoftimit, për këtë tender kanë ofertuar katër kompani, por kompania fituese ka ofruar ofertën më të lirë.