Vazhdon periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim
Foto: Laura Hasani

Vazhdon periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim

Aktuale November 05, 2024 - 10:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

KQZ-ja njofton se deri më 11 dhjetor 2024 kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe subjektet politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.