QIKA hedh tym të zi te Klan Kosova: S’mund ta normalizoni dhunën ndaj grave
Aktuale
November 05, 2024 - 10:28
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion [QIKA] ka zhvilluar një aksion sot në objektin e Klan Kosovës.
QIKA ka hedhur tym të zi në objektin e televizionit, si aksion kundër asaj që ndodhi mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, duke kundërshtuar hyrjen e banorit të ri, Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i banores tjetër të kësaj shtëpie, Drenusha Latifi, e cila e akuzon për dhunë fizike.
“Nuk mund ta normalizoni dhunën ndaj grave!”, shkroi QIKA pas aksionit. /Zëri