Haradinaj: Serioziteti i shumicës në Parlament ka rënë, pushteti po na bojkoton
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Serioziteti i shumicës në Parlament ka rënë, pushteti po na bojkoton

Aktuale November 04, 2024 - 18:14

Kandidati për kryeministër, nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërfaqur si problematikë, neglizhencën e pushtetit në raport me opozitën.

Ai tha se mbi këtë situatë ka humbur edhe serioziteti i shumicës në Parlament.

”Vetëvendosje asnjëherë s’ka përfillë propozimet tona për buxhetin. Sikurse e shohim ka ra serioziteti i shumicës në parlament, ata shumë vështirë e bëjnë shumicën. Kur opozita thirr seanca, ata fare nuk vijnë”.

”Opozita ka propozime, çka duhet të ndodhë, shumica nuk i përfillë. Nuk përfshihen idetë tona, propozimet”.

A po shkojmë drejt kthimit të një blloku opozitar?

”Më shumë ne po shohim një bojkot të Pozitës. S’ka arsye, shumica e ka pushtetin e s’vjen në Parlament”.

”Kuptohet që në opozitë ka solidaritet opozitar, megjithatë ne jemi tri parti të ndryshme në opozitë, por e vërteta është se po na bojkoton pushteti”.

”Unë mundohem me qenë në seanca, veçanërisht kur kishte marrëveshje ndërkombëtare, shkoja me orë të tëra, prisja, e pozita, nuk vijshin”. /klankosova