PDK-ja kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

PDK-ja kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Aktuale November 04, 2024 - 12:59

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, në seancën e saponisur ka thënë se si deputetë të Grupit Parlamentar të kësaj partie, si propozues të këtij debati, kërkojnë shkarkimin e anëtareve dhe Bordit të RTK-së, të cilët, sipas saj, mbajnë përgjegjësin kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet.

“RTK-ja dështoi që t’u qëndrojë besnik parimeve themelore të gazetarisë dhe ligjshmërisë. Lajmet e rreme në RTK që citojnë një medium boshnjak e që ka mundur të shkruhet edhe në zyrat e LVV-së në Prishtinë përbëjnë cenim direkt të gazetareve dhe mediave. Si deputetë të PDK-së, propozues të këtij debati, këtij mocionin kërkojmë shkarkimin e anëtarëve dhe Bordit të RTK-së, të cilët mbajnë përgjegjësinë kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet, duke u bërë zëri i propagandës së tyre që u shërben agjendave politike kundër kundërshtarëve politikë apo atyre mediatikë”, tha Hoxha.

RTK-ja, sipas saj, duhet të orientohet te programet e saj më të mira, te zhvillimi i përgjithshëm, ashtu siç specifikohen parimet e saj me ligj.

“Një bord që nuk e ka kryer punën e tij primare funksionin për çka është zgjedhur në Kuvend dhe njëkohësisht ka kohë të merret me gazetar dhe media të tjera të pavarura, nuk duhet dhe nuk guxon të qëndrojë aty më”, tha ajo. /EO