Raporti i Progresit 2024 vlerëson angazhimin e presidentes Osmani për gratë, paqen dhe sigurinë
Aktuale
November 04, 2024 - 11:04
Raporti i Progresit 2024 ka veçuar përpjekjet e pandalshme të presidentes Vjosa Osmani në promovimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS).
Kështu ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Më tutje thuhet se një nga ngjarjet kryesore ishte organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mblodhi mbi 1.000 pjesëmarrës nga më shumë se 40 vende.
Po ashtu është bërë e ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, përkatësisht Presidencën e Republikës së Kosovës si vendin e vetëm në Evropë, e ndër tri vendet e vetme në botë për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.