Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

Aktuale November 04, 2024 - 10:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj të Moldavisë, Maia Sandu, për postin e ri.

Osmani ka shkruar se fitorja e saj është e merituar dhe një dëshmi e qëndrueshmërisë së demokracisë së popullit moldav.

“E dashura, Maia Sandu. Fitorja juaj dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë. Shumë suksese!”, shkroi Osmani.