Shukri Buja, dëshmitari i radhës në Hagë

Shukri Buja, dëshmitari i radhës në Hagë

Aktuale November 04, 2024 - 10:52

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Shukri Buja, është dëshmitar i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, në rastin më të madh të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Buja në këtë dëshmi të tij si avokat ka angazhuar Taulant Hodajn.

Edhe sot në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.