KRU “Prishtina”: Uji në “Muharrem Fejza” rikthehet së shpejti, defekti u sanua
Foto: Laura Hasani

KRU “Prishtina”: Uji në “Muharrem Fejza” rikthehet së shpejti, defekti u sanua

Aktuale November 02, 2024 - 13:58

Uji në në një pjesë të rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet, së shpejti do të rikthehet.

Kështu tha Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, në një përgjigje për Klankosova.tv

Uji u ndalë për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi, rruga kryesore, ndërsa KRU “Prishtina” thotë se defekti është sanuar nga ekipet e mirëbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.

Banorët e vendit ku pati defekt, u ankuan në redaksinë e Klan Kosovës se Ujësjellësi e konstatoi madhësinë e defektit “pa e trajtuar” atë.

KRU “Prishtina” gjatë përgjigjes për Klankosova.tv, tha se nuk u intervenua aty ku ka qenë rrjedhja, por më lart, siç thotë ajo pasi “ky ka qenë gyp i Badocit në drejtim të QKUK-së”.

“Intervenimet shpeshherë duhet bërë në pjesë ku e ndalin rrjedhjen në lokacion kryesor te gypi, dhe jo aty ku është rrjedhja. Sepse aty ku rrjedhë uji del ne sipërfaqe, po defekti mund te ndodhë në lokacion tjetër të po atij gypi”, tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.

“Tashmë është sanuar dhe furnizimi me ujë pritet te funksionalizohet për maksimumi 30 minuta nga koha e sanimit”, shtoi ajo për Klankosova.tv.