Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë

Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë

Aktuale November 01, 2024 - 21:03

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, ka bërë të ditur se sonte është takuar me shqiptarët e Medvegjës.

Ata bashkë do të protestojnë të dielën, në vazhdën e protestave që janë duke organizuar shqiptarët në Luginë të Preshevës.

“Të dielën mblidhemi për të dëshmuar se shqiptarët e Medvegjës nuk do të harrohen dhe se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit masiv të adresave nuk do të tolerohet”, ka shkruar Lutfiu.