Çitaku: Qeveria është duke ndërhyrë në institucionet e pavarura
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Qeveria është duke ndërhyrë në institucionet e pavarura

Aktuale November 01, 2024 - 19:48

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është e ditur botërisht që Qeveria e Kosovës është duke ndërhyrë në institucionet e pavarura.

Përmes një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë kështu pas akuzave të fundit të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, se ka ndërhyrë në Raportin Kombëtar të Auditorit për vitin 2023.

“Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare”.

“Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyrën e Auditorit që të “korrigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit. 9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, ka thënë Çitaku. /Zëri