Mungesa e dialogut social, mjekët paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një Protestë më 14 Nëntor, në ora 11:00,para Ministrisë së Shëndetësisë.
FSSHK-ja ka njoftuar se vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë që u mbajt sot [31.10.2024],ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë.
“Me këtë protestë,FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë,mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”
“FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor”, thuhet në njoftim. /Zëri