Ndërpritet seanca, deputetët nuk kthehen pas pauzës
Aktuale
October 31, 2024 - 14:54
Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka ndërprerë seancën e sotme të Kuvendit.
Kjo pasi shumica e deputetëve nuk u kthyen në sallë pas pauzës që parashihej të zgjaste deri në orën 14:00.
Seanca do të vazhdojë të hënën, në orën 12:00, pas mbledhjes së Kryesisë.