Deputetët e Frontit Evropian dolën para Mickoskit me pankarta: “Larg duart nga gjuha shqipe!”
Aktuale
October 31, 2024 - 14:03
“Po Evropës, jo Rusisë!”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit!”, “Larg duart nga gjuha shqipe!”.
Me mesazhe të tilla sot dolën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut disa deputetë të koalicionit të Frontit Evropian.
Pankartat u mbajtën derisa në foltore foli kryeministri Hristijan Mickoski.