Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Foto: Laura Hasani

Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën

Aktuale October 31, 2024 - 10:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën, ku kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës. Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, më datë 1 nëntor 2024, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të do të jenë edhe deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj dhe bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, Cédric Wermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postim. /Zëri