Bislimi mirëpret rekomandimet e Raportit për Kosovën, kërkon heqjen e masave të BE-së
Foto: Laura Hasani

Bislimi mirëpret rekomandimet e Raportit për Kosovën, kërkon heqjen e masave të BE-së

Aktuale October 30, 2024 - 18:02

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sërish ka kërkuar nga BE-ja largimin e masave “të padrejta ndaj Kosovës”.

Pas dorëzimit të Raportit për Vendin, Bislimi ka theksuar se i mirëpret rekomandimet e tij, pavarësisht këtyre masave. Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat për heqjen e tyre.

“I mirëpres rekomandimet e këtij raporti, do të vazhdojmë zbatimin e këtyre rekomandimeve, pavarësisht masave të padrejta ndaj Kosovës, masa që janë në kundërshtim me vlerat e BE-se. Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe beson se konform rekomandimit të Z.Borell, Këshilli i Ministrave të heqë masat ndaj Kosovës”, u shpreh Bislimi./EO