Kadrijaj: Kurti e Gërvalla s’kanë çka prezantojnë para bashkatdhetarëve, vendit i sollën sanksione
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla po i shfrytëzojnë ambasadat dhe konsullatat për publikim dhe njoftim të takimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kadrijaj ka thënë se kjo qeveri nuk ka çka prezanton para bashkatdhetarëve tanë.
“Tash në kohë fushate, pas katër vitesh keqqeverisje dhe moskujdes ndaj diasporës, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po vizitojnë mërgimtarët për fushatë zgjedhore. Nuk di çfarë do të prezantojnë para bashkatdhetarëve kjo qeveri e dështuar – qeveri që vendit i solli sanksione, asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Kadrijaj.
Postimi i plotë:
Sa çuditshëm! Tash në kohë fushate, pas katër vitesh keqqeverisje dhe moskujdes ndaj diasporës, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po vizitojnë mërgimtarët për fushatë zgjedhore.
Nuk di çfarë do të prezantojnë para bashkatdhetarëve kjo qeveri e dështuar – qeveri që vendit i solli sanksione, asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Këtë radhë këta matrapazë po shfrytëzojnë ambasadat dhe konsullatat për publikim dhe njoftim të takimeve të LVV-së.
Ministria e Jashtme dhe shërbimet diplomatike duhet të jenë jopartiake e jo të shndërrohen në mekanizma për zhvillimin e fushatës elektorale të Vetëvendosjes.
Mërgimtarë, mos u mashtroni!