Aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të “Trepçës”, pezullohen nga puna
Aktuale
October 30, 2024 - 14:10
“Trepça” ka njoftuar se 12 punëtorë janë pezulluar nga puna.
Përmes një komunikate publike, “Trepça” ka bërë të ditur se ndaj tyre është ngritur aktakuzë.
“Më datën 30.10.2024, B.S., B.I., SH.R., Z.I., SH.O., P.B., B.H., D.H., F.B., R.B., B.H. dhe RR.L. janë larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr. prot. 6584 të kryeshefit ekzekutiv të ‘Trepçës’ SHA, pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në Nenin 73, par. 1, nënparagrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës, si dhe Nenit 19, par. 1, nënparagrafit 1.1. të Rregullores nr. prot. 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të ‘Trepçës’ SHA”, thuhet në njoftimin e “Trepçës”.