KE-ja tregon se kur do të shpalosen Raporti për Kosovën dhe Paketa e Zgjerimit
Foto: Laura Hasani

KE-ja tregon se kur do të shpalosen Raporti për Kosovën dhe Paketa e Zgjerimit

Aktuale October 30, 2024 - 14:07

Komisioni Evropian do të publikojë sot Raportin e Kosovës për vitin 2024 dhe Paketën e Zgjerimit.

Në njoftim të lëshuar për media thuhet se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, bashkë me Oliver Varhelyin, komisionerin evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, do të mbajnë konferencë për media duke filluar nga ora 15:00, për Paketën e Zgjerimit 2024.

Më pas, në orën 17:30, ambasadori i BE-së në Kosovë Aivo Orav dhe zëvendëskryeministrin e Besnik Bislimi, në ndërtesën e Qeverisë, do të mbajnë konferencë për media për Raportin për Kosovën për vitin 2024.