Kurti reagon pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.
Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i Qeverisë ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe thotë se Kosova solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar.
“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës, ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar”, shkroi kryeministri.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deri tani thuhet se 51 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë dhe shumë të tjerë janë zhdukur.