Musliu pasi dështoi të raportojë Ajeti: Zyba bëri presion direkt ndaj drejtorit, na pengoi edhe të bashkëbisedojmë
Foto: Laura Hasani

Musliu pasi dështoi të raportojë Ajeti: Zyba bëri presion direkt ndaj drejtorit, na pengoi edhe të bashkëbisedojmë

Aktuale October 30, 2024 - 12:03

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se pas dështimit të raportimit të drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti, deputeti i LVV-së Salih Zyba i ka penguar të bashkëbisedojnë, si dhe ka bërë presion direkt ndaj drejtorit.

“E patë se çka ndodhi në mbledhje, u pengua që të mbahet mbledhja. Duke ndjekur me shqetësim, me mbështetjen e 1/3 të komisionit, kemi ftuar për raportim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, për raportimet se disa gazetarë po përndiqen nga zyrtarë të AKI-së dhe ndikimin e Dejona Mihalit në disa institucione të rëndësishme”.

“Misioni i AKI-së është mbrojtja e sigurisë së Kosovës”.

Ajo ka thënë se megjithëse u pengua mbajtja e mbledhjes së Komisionit, ajo ka pasur një bashkëbisedim me Ajetin, gjë e cila, siç deklaroi ajo, u pengua sërish nga deputeti i LVV-së, Salih Zyba.

“E potencova që pati tentime që të pengohet edhe bashkëbisedimi me drejtorin Ajeti, nga deputeti i LVV-së, Salih Zyba. Përveç pengesës sime, bëri presion direkt ndaj drejtorit të AKI-së”.