Tri marrëveshje ndërkombëtare shtyhen për ndonjë seancë tjetër
Foto: Laura Hasani

Tri marrëveshje ndërkombëtare shtyhen për ndonjë seancë tjetër

Aktuale October 30, 2024 - 11:49

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 12 e 26 shtatorit dhe të 10 tetorit.

Të pranishëm në sallë janë 61 deputetë të mazhorancës, duke mundësuar kështu fillimin e punimeve.

Me 61 vota është miratuar emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për zyrtarët publikë.

Image

Po ashtu është miratuar Projektligji për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca në mungesë të vullnetit të opozitës për të votuar ka thënë se tri marrëveshjet e parapara ndërkombëtare të shtyhen për ndonjë seancë tjetër.

Image

“Po e shoh që nuk ka atmosferë që të votohen dhe kërkoj nga sekretaria e Kuvendit që pikën e 6, 7 dhe 8, të tria marrëveshjet ndërkombëtare të barten kurdo që ka mundësi Kuvendi t’i trajtojë në ndonjë seancë të ardhshme”, tha Konjufca.

Image