LDK-ja më 7 nëntor nis “Turneun e ndryshimit” nga Prishtina, Abdixhiku fton qytetarët
Foto: Laura Hasani

LDK-ja më 7 nëntor nis “Turneun e ndryshimit” nga Prishtina, Abdixhiku fton qytetarët

Aktuale October 30, 2024 - 11:40

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka njoftuar se më 7 nëntor nga Prishtinë do të nisë “Turneun e ndryshimit”.

Ai thotë se bashkë me ekipin e tij do të nisin ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku fton qytetarët duke thënë: “Ejani, të gjithë, në tubimet tona te qytetet tuaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë”.

Më poshtë postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme.

Unë kam zgjedhur ndryshimin!

Dhe nga Prishtina, më 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë.

Po nisim “Turneun e “ndryshimit”

Ejani, të gjithë, në tubimet tona te qytetet tuaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë!

Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë!

Bëhu ndryshimi!