LVV-ja lëshon sallën, mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së vazhdon me opozitën
Aktuale
October 30, 2024 - 10:49
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), para pak çastesh kanë lëshuar mbledhjen, raporton Zeri.info.
Mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura, ku po raporton drejtori i AKI-së Petrit Ajeti para deputetëve të opozitës, përkatësisht kryetares Ganimete Musliu dhe dy anëtarëve të tjerë, Arben Gashit dhe Bekë Berishës.
Zeri.info edhe më herët raportoi se në këtë komision qysh në fillim të mbledhjes pati debat në mes të Ganimete Musliut dhe Salih Zybës. /Zëri