Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve me dyer të mbyllura
Aktuale
October 30, 2024 - 10:31
Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, të martën ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Raportimi është bërë me dyer të mbyllura, përderisa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Gjatë kohës sa mediat janë lejuar të marrin pamje është vërejtur një debat i ashpër në mes të kryetares së Komisionit Ganimete Musliu dhe anëtarit të këtij komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.
Agjenda e plotë e Komisionit:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes të Komisionit, të mbajtur më 25.09.2024
3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti
4. Të ndryshme.