Sot mblidhet Qeveria, diskutohet buxheti për vitin 2025
Aktuale
October 30, 2024 - 09:47
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Kështu është bërë e ditur në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Aty thuhet se mbledhja pritet të mbahet me fillim nga ora 15:00 me një pikë të rendit të ditës, ku pritet shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.