BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Kosovë, shkelje e qartë e detyrimeve në dialog
Foto: Zëri / Ilustrim

BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Kosovë, shkelje e qartë e detyrimeve në dialog

Aktuale October 30, 2024 - 08:42
BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Kosovë është në kundërshtim me dialogun

Bashkimi Evropian ka thënë se projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë], siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer dialogut”.

“Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë], siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer dialogut”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Tutje theksohet se: “BE-ja i kujton Serbisë se ajo është e detyruar nga të gjitha Marrëveshjet e Dialogut si pjesë integrale e integrimit të saj në BE dhe i bën thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë projektligjin në përputhje me këtë”. /RTV21