RTK-ja pa drejtues, Bordi dështon të emëroi U.D të drejtorit të përgjithshëm

RTK-ja pa drejtues, Bordi dështon të emëroi U.D të drejtorit të përgjithshëm

Aktuale October 29, 2024 - 18:11

Radio Televizioni i Kosovës ka mbetur pa drejtor të Përgjithshëm, pasi edhe Ushtruesi i Detyrës së kësaj pozite, ka dhën dorëheqje, ndërsa Bordi ka dështuar të ëmroi sot ushtruesin e detyrës,

Bordi i Radio Televizionit të Kosovë, ka njoftuar se mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme për të emëruar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm, ku, me gjashtë vota për dhe një vot kundër, nuk arriti të emërojë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Pas dorëheqjes së fundit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, Adi Krasta, RTK ka mbetur pa udhëheqësin kryesor të menaxhmentit. Sipas Ligjit të RTK-së, Drejtori i përgjithshëm ndër të tjera menaxhon veprimtarinë e RTK-së, duke marrë vendime për çështjet e organizimit, financave dhe pagave sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së, si dhe përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit, etj.

“Bordi me seriozitet të lartë do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionale për të gjetur një zgjidhje që të sigurojë funksionimin menaxherial të RTK-së, në përputhje me rregullativën ligjore”, thuhet në njoftimin e Bordit. /Zëri

---