Musliu: Prejse PDK-ja e kandidoi Hamzën për kryeministër, Qeveria u mbyt duke “i ngritur” pagat
Foto: Laura Hasani

Musliu: Prejse PDK-ja e kandidoi Hamzën për kryeministër, Qeveria u mbyt duke “i ngritur” pagat

Aktuale October 29, 2024 - 15:24

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë se punëtorëve të sektorit publik do t’u rriten pagat për nga 110 euro vitin tjetër.

Musliu tha se prejse PDK-ja e ka kandiduar për kryeministër Bedri Hamzën, Qeveria “u mbyt duke i ‘ngritur’ pagat”.

“Prejse Partia Demokratike e ka kandiduar për kryeministër Bedri Hamzën, u mbyt duke i ‘ngritë’ pagat Qeveria. Ama qytetarët tash po numërojnë nëntor, dhjetor, janar, Bedri Hamza”, shkroi Musliu.

Tutje, ajo tha se Hamzës “kanë filluar me ia pa hairin qytetarët ende pa e marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit”.