Besnik Tahiri mban konferencë të jashtëzakonshme për media
Foto: Laura Hasani

Besnik Tahiri mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Aktuale October 29, 2024 - 14:52

Sot kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të mbahet në orën 16:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës.

“Sot me fillim në orën 16:00 kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.