LVV: Dikur vetëm vilat e Radoiçiqit, sot në veri po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve [video]

LVV: Dikur vetëm vilat e Radoiçiqit, sot në veri po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve [video]

Aktuale October 29, 2024 - 11:51

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në faqen zyrtare në Facebook, që tregon punimet e rrugës Bare - Selac të cilat janë në përfundim.

Në postim, LVV-ja thotë se dikur në veri të vendit lejohej ndërtimi vetëm i vilave të Radojçiqit, ndërkaq sot, siç thotë Lëvizja, po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave.

“Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është dhuratë e Rankoviqit”, thotë mes të tjerash LVV-ja.

“Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i vilave të Radoiçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është ‘dhuratë e Rankoviqit’. Për këto 4 vite qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi. Tash është në përfundim edhe rruga Bare - Selac në gjatësi prej 8.4 km që ka një rëndësi të veçantë për banorët por edhe gjithë sigurinë e vendit”, thuhet në postim.

“Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit, por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë”, përfundon postimi.