Dështon mbledhja e Komisionit, mungojnë deputetët
Aktuale
October 29, 2024 - 11:34
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Në rend dite ishte për Projektligji për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 08.10.2024;
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal;
Të ndryshme.