Qeveria ia bllokon Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare
Foto: Laura Hasani

Qeveria ia bllokon Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare

Aktuale October 28, 2024 - 18:49

Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai tha për Telegrafin se kjo ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem.

Ndërkaq shtoi se kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi.

AKK njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive./telegrafi