I dyshuari për therjen fatale të vëllait u largua mbrëmë nga QKUK-ja nën përcjellje të policisë
Foto: Laura Hasani

I dyshuari për therjen fatale të vëllait u largua mbrëmë nga QKUK-ja nën përcjellje të policisë

Aktuale October 28, 2024 - 15:01

Gent Myftari, i dyshuari për therjen me thikë të vëllait të tij, Auronit, mbrëmë pas ngjarjes është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është trajtuar.

Ndërkaq, pas trajtimit mjekësor, i dyshuari është larguar po mbrëmë nga kjo qendër.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla, i cili tha se Myftari është liruar në përcjellje të policisë.

“Ai mbrëmë është larguar nga Qendra Emergjente, pas trajtimit që ka marrë. Është liruar në përcjell të policisë”, është shprehur ai. /klankosova