Ishte nënë dhe bijë dëshmori, vdes gruaja nga Mitrovica – Sherife Musa

Ishte nënë dhe bijë dëshmori, vdes gruaja nga Mitrovica – Sherife Musa

Aktuale October 28, 2024 - 14:55

Ka vdekur nëna e dëshmorit Nysret Musa, Sherife Musa.

Ajo gjithashtu ishte bija e dëshmorit Ilaz Hyseni.

Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e lagjes “Tunel i Parë” në komunën e Mitrovicës.

Njoftimi u dha nga ish-mjeku i UÇK-së Rrustem Musa, i cili tashmë të ndjerën e kishte grua të djalit të xhaxhait.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se e pamja zgjat tri ditë, duke filluar nga nesër, nga ora 09:00 deri në 16:00, në lagjen “Tunel i Parë”.