Dosja e Prokurorisë, kjo dyshohet se është arsyeja pse u sulmua Gazmend Muhaxheri
Foto: Laura Hasani

Dosja e Prokurorisë, kjo dyshohet se është arsyeja pse u sulmua Gazmend Muhaxheri

Aktuale October 28, 2024 - 13:48

Gjykata Themelore e Pejës sot ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Driton e Korab Lulajt, të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Klan Kosova e ka siguruar edhe dosjen e Prokurorisë, ku bëhet e ditur edhe arsyeja e sulmit ndaj të parit të Pejës.

Sipas dosjes së organit të akuzës, thuhet se të dyshuarit e sulmuan Muhaxherin për shkak të pakënaqësisë që kishin me të.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dëmtuari Gazmend Muhaxheri është sulmuar për shkak të detyrës së tij si kryetar i Komunës së Pejës, ku për shkak të pakënaqësive të cilat të pandehurit kanë pasur ndaj të dëmtuarit Gazmend kohë më parë”, thuhet në dosje njofton.

Tutje, bëhet e ditur se kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe të dyshuarit Driton e Korab Lulaj jetojnë në një distancë jo fort të largët nga njëri-tjetri.