Nesër varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje mbrëmë nga vëllai
Aktuale
October 28, 2024 - 13:20
Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje mbrëmë në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e qytetit në “Arbëri”.
Vëllai tjetër, Agon Myftari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame.
“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në ‘Arbëri’”.
“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, shkroi tutje Myftari.