Tahiri: Qeveria e ka kthyer Kosovën prapa, dështimet po i mbulon me temën e Asociacionit dhe të veriut
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Qeveria e ka kthyer Kosovën prapa, dështimet po i mbulon me temën e Asociacionit dhe të veriut

Aktuale October 28, 2024 - 12:52

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria “Kurti” e ka kthyer Kosovën prapa, duke u shprehur se gjatë këtij mandati s’e ka kryer asnjë punë.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se dështimet Qeveria po i mbulon me temën e Asociacionit, të veriut dhe të urës.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por ia ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar…Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi tek ura, tek Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, theksoi Tahiri.

Sipas Tahirit, kryeministri Albin Kurti po i ikën ballafaqimit në Kuvend, “pasi s’ka asnjë arritje”. /eo