Tahiri reagon ndaj Konjufcës për Asociacionin: Janë joseriozë, veç një fat e kemi se jemi në prag të zgjedhjeve
Aktuale
October 28, 2024 - 12:28
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendi me qeverisjen e Vetëvendosjes është në gjendje të mjerueshme, por është fat se Kosova gjendet në prag të zgjedhjeve.
Lidhur me qëndrimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për çështjen e Asociacionit, ai tha se janë vetëm deklarata elektorale, sepse nuk shihet interesi i qytetarëve, transmeton klankosova.
“Këta janë joseriozë. Kjo është situatë e mjerueshme. Veç një fat e kemi, se jemi në prag të zgjedhjeve”.
“Këto janë qëndrime tash në prag të zgjedhjeve, elektorale të tyre. Dhe nuk i sjellin asnjë benefit as Lëvizjes Vetëvendosje, por as Qeverisë së Kosovës”.
“Kjo është Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë asnjë përcaktim fatkeqësisht. Nuk shihet interesi i qytetarëve”.