Presioni i BE-së për Asociacionin, Konjufca: S’mund t’i marrin kompetencat e as të vendosin për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Presioni i BE-së për Asociacionin, Konjufca: S’mund t’i marrin kompetencat e as të vendosin për Kosovën

Aktuale October 28, 2024 - 12:14

Krye i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin në Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Bashkimi Evropian nuk mund të marrë kompetencat e të vendosë për Kosovën. Madje sipas tij kjo qasje është diskriminuese dhe nuk është fer.

“Nuk mundet në vend të Kosovës ta marrë kompetencën Bashkimi Evropian. Kjo i bie që BE-ja e grabit një kompetencë të Kosovës. Sipas marrëveshjeve të deritashme, Kosova e ka këtë të drejtë për të paraqitur. BE-ja mundet të na thotë jeni vonuar dhe ne mund të themi se a ka pasur afat kohor të caktuar. Ndoshta ne mund të pranojmë kritikën e vonesën, por nuk do të thotë t’ia marrim kompetencës”.

“Me na imponuar se ky është dokument vetëm duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese nuk është fer dhe është qasje shumë diskriminuese nga BE që Kosovën e trajton si jo shtet. Kosova duhet ta mbrojë të drejtën e vet deri në fund për t’u ulur me BE-në për ta sqaruar se kush e ka këtë kompetencë, unë mendoj që e ka Kosova. Vonesa nuk mund të na marrë kompetencën neve”.

“BE-ja e ka pasur qasjen merre ose leje, prej Kurit kjo qasje. Në te gjitha ligjet Kosovës i takon kjo e drejtë, mund ta na akuzojnë për zvarritje, por jo për ta marr kompetencën. Kjo praktikë i bie që merre ose leje dhe e quaj diskriminuese. Kryeministri ka pranuar shqyrtimin askund nuk e kam dëgjuar që kjo është 100 për qind e saktë dhe do të fillojmë të implementojmë. Ne do të insistojmë deri në fund për të drejtën e Kosovës”. /eo