MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”
Foto: Laura Hasani

MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”

Aktuale October 28, 2024 - 12:03

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi “Deklarim i adresës zyrtare të vendbanimit” nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit.

Në njoftim thuhet se përmes digjitalizimit të këtij procesi Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë për qytetarin, siç thuhet aty, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile.

“Agjencia e Regjistrimit Civil, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve që dalin nga përgjegjësitë e ngarkuara në fushën e aktiviteteve të saj, në vazhdimësi është duke avancuar dhe lehtësuar shërbimet për qytetarë përmes digjitalizimit dhe shërbimeve online.

“Së fundmi, si rrjedhojë e veprimtarisë sonë, është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit”.

“Përmes digjitalizimit të këtij procesi, Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë për qytetarin, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile”, thuhet tutje në njoftim.

MPB-ja njofton se tani e tutje ekzistojnë dy mënyra të deklarimit të adresës:

Mënyra e parë dhe më e lehta është përmes platformës e-Kosova, duke shfrytëzuar shërbimin për “Deklarimin e adresës zyrtare të vendbanimit” në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/580.

Mënyra e dytë është paraqitja e qytetarit fizikisht në Zyrën e Gjendjes Civile, duke u asistuar nga zyrtarët e kësaj zyre.

Procesi i Deklarimit të Adresës Zyrtare të Vendbanimit ndihmon në lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, duke përfshirë:

Adresën unike dhe zyrtare të vendbanimit;

Përzgjedhjen e mjekut familjar - bazuar në adresën e deklaruar;

Shpërndarjen më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve postare;

Saktësinë e adresës për shërbimet mjekësore emergjente;

Saktësinë dhe unifikimin e adresës në të gjitha faturat komunale.

Duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të angazhohen dhe bashkëpunojnë këtë proces, sigurojmë se vëmendje e veçantë dhe shumë e madhe i është kushtuar sigurisë së të dhënave personale, ruajtjes dhe cilësisë së tyre.