
Rasti tragjik, reagon familja Myftari: Rrethanat janë duke u hetuar, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet
Rasti tragjik i së dielës në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje nga vëllai i tij, ka tronditur opinionin.
Me këtë rast familja Myftari ka kërkuar mirëkuptim që të mos spekulohet rreth rastit.
Regjisori Agon Myftari ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në “Arbëri”.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Me respekt,
Familja
