Parashikimi i motit për të hënën
Aktuale
October 27, 2024 - 23:58
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Ka mundësi të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.
Era do të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10-22 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9° C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23° C. /MeteoKosova