Presidentja Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve

Presidentja Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve

Aktuale October 26, 2024 - 23:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit organizoi “Darkën e Lamës” për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS Fshatit të Fëmijëve në Kosovë.

Kjo darkë, e cila përfaqëson një traditë të iniciuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, synon të festojë pasuritë dhe mirësitë e tokës së Kosovës dhe të vazhdojë ruajtjen e kësaj tradite të rëndësishme kulturore.

Ajo është gjithashtu një moment për të bashkuar njerëzit dhe për të kujtuar rëndësinë e dashurisë dhe mbështetjes së ndërsjellë.

“Darka e Lamës” daton që nga shekulli i V-të dhe shënon mbarimin e verës, kohën kur ne i mbledhim frutat, të lashtat e bereqetin dhe i shprehim falënderimet tona për të mirat e sivjetme.

“Darka e Lamës” është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore, të cilën shqiptarët e kanë trashëguar dhe e kanë ruajtur qysh nga kohët e hershme.