Hekurudha për Durrës, ende në plan ideor
Foto: Laura Hasani

Hekurudha për Durrës, ende në plan ideor

Aktuale October 26, 2024 - 20:30

Ishte kryemarrëveshja e mbledhjes së fundit mes dy kabineteve, 20 qershorin e 2022-ës.

Nga ajo kohë e deri me tash, është caktuar traseja e se ka do shtrihet infrastruktura e trenit dhe aktualisht po punohet në projektin ideor,.

E vonesa prej 2 vjet e 4 muajsh që kur ky plan mbeti veç në letër, nuk po u pëlqen organizatave ekonomike që realizimin e tij e shohin jetik.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës do përshpejtim të punëve, pasi ky projekt ka karakter zhvillimor për vendin.

Stagnimin e këtij zotimi e kritikon edhe një Donat Syla si ish-diplomat, e fajin ia lë qeverive në Prishtinë e Tiranë.

Me trase 260 kilometra, hekurudha e porti në Prishtinë, do të ndikonin sa në shkarkimin e portit të Durrësit, edhe në ngritjen e madhe ekonomike të të dyja vendeve.