Hamza viziton Dragashin: Më 9 shkurt vendit do ti japim lidership të ri
Foto: Facebook

Hamza viziton Dragashin: Më 9 shkurt vendit do ti japim lidership të ri

Aktuale October 26, 2024 - 18:47

Pasditen e së shtunës, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Dragashin.

Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë s se qytetarët meritojnë më mirë, dhe këtë mund ta arrijë PDK-ja.

“Një pasdite me plot pozitivitet në Dragash. Me të gjithë qytetarët tanë, cep më cep Kosovës, po takohemi dhe po punojmë së bashku, që vendit t’ia japim një lidership të ri më 9 shkurt. Qytetarët meritojnë më mirë. Dhe, ne mund të bëjmë më shumë për qytetarët dhe Kosovën!”, ka shkruar Hamza.