Reagon Konjufca: Një sulm i tillë ndaj Muhaxherit është akt i papranueshëm
Foto: Laura Hasani

Reagon Konjufca: Një sulm i tillë ndaj Muhaxherit është akt i papranueshëm

Aktuale October 26, 2024 - 17:27

Mëngjesin e sotëm është sulmuar fizikisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, e për këtë veprim të shëmtuar ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur akt të papranueshëm një sulm të tillëm raporton Zeri.info.

“E dënoj sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë. I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë!”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka thënë se “dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj”.

“Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar kryeparlamentari.