Von der Leyen pas Kosovës, shkon në Mal të Zi
Foto: Laura Hasani

Von der Leyen pas Kosovës, shkon në Mal të Zi

Aktuale October 26, 2024 - 15:43

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Kosovës, ka shkuar për vizitë në Mal të Zi.

Ajo përmes një postim në platformën "X", ish-Tiwtter, ka thënë se atje është pritur nga presidenti malazez, Jakov Milatoviq, duke shtuar se ndjehet e lumtur që turneun për Ballkanin Perëndimor e përfundoi në Podgoricë.

“Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës”.

“Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Von der Leyen. /Zëri