Hamza reagon pas sulmit ndaj Muhaxherit: Institucionet e rendit duhet sa më shpejt të dënojnë këtë rast
Aktuale
October 26, 2024 - 15:39
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, e ka dënuar sulmin fizik është bërë ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Hamza përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se institucionet e rendit duhet sa më shpejtë të dënojnë këtë rast.
“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit”.
“Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim”, ka thënë Hamza. /Zëri