Ministri Krasniqi dënon sulmin ndaj Muhaxherit, kërkon që drejtësia të vihet në vend
Foto: Laura Hasani

Ministri Krasniqi dënon sulmin ndaj Muhaxherit, kërkon që drejtësia të vihet në vend

Aktuale October 26, 2024 - 14:30

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka quajtur akt të ulët dhe të papranueshëm sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, raporton Express.

Krasniqi ka thënë se drejtësia duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen.

“Sulmi ndaj Kryetarit Gazmend Muhaxheri, është akt i ulët dhe i papranueshëm. Drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen”, ka shkruar Krasniqi.